Ligjore

Termat dhe kushtet

Duke përdorur këtë faqe ose duke hyrë në bashkëpunim me Media Pixel, pranoni kushtet bazë më poshtë. Nëse ekziston kontratë shërbimi, kushtet e kontratës prevalojnë ndaj kësaj faqeje informative.

Përditësuar më 11 korrik 2026

Shërbimet

Ofrojmë shërbime në social media, video, rritje digjitale, website, e-commerce dhe zgjidhje SaaS. Qëllimi, deliverables dhe afatet përcaktohen në ofertë ose kontratë.

Çmimet dhe pagesat

Pagesat mujore kryhen paraprakisht, ndërsa projektet fikse sipas planit të punës. Buxhetet e reklamave dhe tarifat e platformave nuk përfshihen automatikisht në çmime.

Detyrimet e klientit

Klienti siguron akseset, materialet dhe aprovimet në kohë, si edhe garanton që përmbajtja e dhënë nuk cenon të drejta të palëve të treta.

Pronësia intelektuale

Pas pagesës së plotë, klienti fiton të drejtën e përdorimit të materialeve të dorëzuara sipas qëllimit të bashkëpunimit. Media Pixel mund t'i përdorë punët në portofol, përveç rasteve kur bihet dakord ndryshe.

Konfidencialiteti

Informacioni jo-publik trajtohet si konfidencial gjatë bashkëpunimit dhe edhe pas tij, përveç rasteve kur zbatimi i ligjit kërkon ndryshe.

Kufizimi i përgjegjësisë

Media Pixel nuk mban përgjegjësi për dëme indirekte ose fitime të humbura. Përgjegjësia maksimale kufizohet në vlerën e paguar për shërbimin përkatës, sipas marrëveshjes aktive.

Për çështje që lidhen me privatësinë dhe cookies, shihni faqet ligjore përkatëse ose na kontaktoni drejtpërdrejt.

← Kthehu në faqen kryesore