Termat & Kushtet
Përditësuar: 01.09.2025
Duke përdorur këtë faqe ose duke hyrë në bashkëpunim me Pixel Media (“ne”), pranoni termat e mëposhtëm. Nëse lidhemi me kontratë shërbimi, kushtet e kontratës prevalojnë ndaj këtij dokumenti.
1. Shërbimet
Ne ofrojmë: Social Media Management, Video, Digital Growth (SEO/Ads/Email), Website, eCommerce, SaaS growth. Përshkrimi i saktë, dorëzimet dhe afatet përcaktohen në ofertë/kontratë.
2. Çmimet & pagesat
- Pagesat mujore paraprakisht; projektet fikse sipas planit të punës.
- Çmimet nuk përfshijnë buxhetet e reklamave dhe tarifat e platformave.
- Vonesa >7 ditë mund të pezullojë punën deri në shlyerje.
3. Detyrimet e klientit
- Siguron akseset, materialet dhe aprovimet në kohë.
- Garanton që përmbajtja e ofruar s’cenon të drejta të palëve të treta.
4. Pronësia intelektuale
Pas shlyerjes, klienti merr të drejtat mbi materialet e dorëzuara për përdorim sipas qëllimit të kontratës. Ne mund t’i përdorim punët për portofol, përveçse kur palët bien dakord ndryshe.
5. Konfidencialiteti
Palët ruajnë konfidencialitetin e informacionit jo-publik gjatë bashkëpunimit dhe 2 vite pas tij, përveçse kur kërkohet ligjërisht.
6. Mbrojtja e të dhënave
Përpunimi i të dhënave personale bëhet sipas Politikës së Privatësisë dhe legjislacionit në fuqi.
7. Kufizimi i përgjegjësisë
Në asnjë rast nuk jemi përgjegjës për fitime të humbura ose dëme të tërthorta. Përgjegjësia totale e kufizuar në shumën e paguar për shërbimin përkatës në 3 muajt e fundit.
8. Forca madhore
Palët nuk mbajnë përgjegjësi për vonesa/jomundësi të shkaktuara nga rrethana jashtë kontrollit të tyre të arsyeshëm.
9. Zgjatja & ndërprerja
Kontratat mujore rinovohen automatikisht, me të drejtë ndërprerjeje 30 ditë përpara muajit pasardhës. Shkeljet materiale mund të çojnë në ndërprerje të menjëhershme.
10. Ligji zbatues & mosmarrëveshjet
Këta terma i nënshtrohen ligjit shqiptar. Mosmarrëveshjet zgjidhen fillimisht me mirëkuptim; në mungesë, kompetent është gjykata e Tiranës.
11. Ndryshimet
Mund të përditësojmë termat. Versioni i fundit publikohet gjithmonë këtu.